Lajme

U kapën me 700 euro të falsifikuara, arrestohen shtatë persona në Gjakovë, katër prej tyre të mitur

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 24 March 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë persona në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, pasi tek ta u gjetën dhe u sekuestruan 700 euro të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, katër (4) prej të cilëve të mitur, pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) kartëmonedha nga 100 € (7×100 €). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera