U kapën duke “fluturuar” me makinat super luksoze, Leonora Jakupi u del në mbrojtje dy shoferëve: Lërini të kënaqen, secili paguan…
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 22 July 2021
Pak ditë më parë, dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri. Kjo për arsye se ata po lëviznin me makinat luksoze me shpejtësi skëterrë, 230 km në orë. Dy shoferët që jetonin në Zvicër nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.
Por më pas ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar disa personazhe të njohur të ekranit, të cilët janë kundër dy shoferëve që ecin shpejt. Por ka edhe nga ata që dalin në mbrojtje të emigrantëve, duke thënë se nuk e meritojnë gjithë këtë sulm.
Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e cila ka bërë një postim në “Instastory”. Ajo shkruan se ne nuk jemi më të mirë se ta dhe se duhet t’i lëmë të qetë të kënaqen në vendin e tyre, sepse në fund të fundit të gjithë paguajnë për gabimin e tyre.
“Cka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkruan Leonora në reagimin e saj.
Ndërkohë ditën e djeshme, Genc Prelvukaj reagoi ashpër për këtë ngjarje. Këngëtari i njohur bëri një postim në “Facebook”, ku shprehej se këto dy persona duhet të dërgohen për kontroll mjekësor, të shikohet nëse janë normalë
Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë.
Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...