Lajme

“U kap në një restorant”, detaje nga dyshimet se është arrestuar Faton Hajrizi

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 18 July 2024

Faton Hajrizi dyshohet se është arrestuar para pak minutash në zonën kufitare mes Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Dyshohet se Hajrizi ka rezistuar deri në fund të aksionit për kapjen e tij.

Arrestimi i tij sipas mediave boshnjake dyshohet se ka ndodhur në afërsi të Bijelinës, në një restorant në rrugën Raçanska.

-Advertisement-

Rreth 200 forca policore kanë qenë të përfshira në kapjen e tij e këtij personi për të cilin nuk është konfirmuar ende zyrtarisht se është Faton Hajrizi.

Hajrizi i cili u arratis para 12 ditësh nga burgu në Kosovë dyshohet se mbrëmë ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera