Lajme

U kap në Britani duke kultivuar drogë, habit shtetasi shqiptar: Më mirë në burg se në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 03 December 2022

“Më mirë në burg se në Shqipëri”. Kjo është deklarata e një shqiptari të arrestuar në Britani për kultivim të bimëve narkotike.

Runi Firaku, u arrestua në gusht të këtij viti bashkë me tre bashkatdhetarë, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të arrestuarit e tjerë janë Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

-Advertisement-

The Telegraph shkruan se njëri nga të arrestuarit tha në sallën e gjyqit: “burgu është më mirë se Shqipëria”.

Megjithatë katër shqiptarët mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’ua shlyer borxhin trafikantëve./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera