Lajme

U kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, Apeli liron Orest Sotën

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 04 January 2018

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar sot nga paraburgimi biznesmenin 25 vjeçar, Orest Sota.

Ai u kap në Elbasan më datë 1 nëntor teksa udhëtonte me 863 mijë euro në makinë dhe dy patentat e lundrimit të ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahirit.

Prokuroria ka dyshime se paratë njësoj si patentat kanë qenë të Tahirit. Por sot pasi qendroi dy muaj në qelitë e paaraburgimit, Orest Sota fitoi lirinë, shkruan Opinion.al.

-Advertisement-

Apeli rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë duke e liruar me kusht 25 vjeçarin dhe duke i vendosur edhe një peng (garanci pasurore) prej 5 milionë lekësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera