U inaugurua pa u bërë pranimi teknik, spitali “Sheikha Fatima” rri i mbyllur tash e gati tre muaj
Autori: Kastriot Zeneli 15:14 | 03 December 2021
Më 13 shtator të këtij viti është bërë inaugurimi i Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në hapësirat e QKUK-së, donacion ky i Emirateve të Bashkuara Arabe, mirëpo ky spital po vazhdon të qëndrojë i mbyllur.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ende nuk është bërë pranimi teknik i objektit dhe tek pasi të kryhet ky proces do të fillohet me përgatitjet për funksionalizim të spitalit.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Drin Podrimqaku, nga kabineti i Ministritë të Shëndetësisë tha se pas aprovimit të pranimin teknik, komiteti drejtues do të filloj me përgatitjet për funksionalizim.
“Njësia për zbatimin e projektit duhet të rekomandoj pranimin teknik dhe pastaj komiteti drejtues ta aprovoj. Pas aprovimit teknik do të fillohet me përgatitjet për funksionalizim, përmes një plani të veprimit që parasheh funksionalizimin e çdo shërbimi të paraparë në këtë spital, në përputhje me infrastrukturën e tij dhe resurset njerëzore që duhet angazhuar aty”, tha Podrimqaku, për Gazetën Infokus.
Tutje Podrimqaku shtoi se qysh në vitin 2020 janë themeluar komitetin drejtues dhe njësitë për zbatimin e projektit të këtij Spitali.
“Ministria e Shëndetësisë në vitin 2020 ka themeluar mekanizmat për zbatimin e projektit të Spitalit Pediatrik, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, komitetin drejtues dhe njësinë për zbatimin e projektit”, shtoi Podrimqaku për Infokus.
Kujtojmë se Spitali për Kirurgji të Fëmijëve ka një kapacitet prej 100 shtretërve, ku vetëm në njërin kat ka katër salla të operacionit ndërsa secila dhomë e pacientëve përbëhet nga një banjo dhe vetëm me nga dy shtretër.
Ndërtimi i këtij spitali kishte nisur në mars të vitit 2016, ndërsa kostoja e tij ishte rreth 22 milionë euro./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...