A u hoqën nga programi qeverisës Ushtria dhe Trepça si kusht i Listës Serbe?
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 13 September 2017
Dy çështjet me rëndësi të madhe për Kosovën, ajo për Ushtrinë dhe pronësia mbi Trepçën nuk janë larguar nga programi qeverisës i kryeministrit të ri të vendit Ramush Haradinajt. Të paktën kështu thonë në Zyrën e Kryeministrit, ndonëse për këto dy tema, zyrtarë të Serbisë deklaruan se u hoqën nga programi si kusht i vendosur nga Lista Srpska. Kjo e fundit e votoi Haradinajn që të jetë kryeministër i Kosovës.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Srpska është obliguar se do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se Lista Srpska në Qeverinë e Kosovës ka hyrë që të ketë disa koncesione dhe “nuk është e rastësishme që nga qëllimet programore të kabinetit Haradinaj është hequr çështja e formimit të Ushtrisë si dhe pronësia e Trepçës”.
Por këtë e hedhin poshtë nga zyra e Kryeministrit Haradinaj. Arbër Vllahiu në cilësinë e zëdhënësit të AAK-së e ka quajtur të pa vërtetë lajmin se për Ushtrinë dhe Trepçën është negociuar me deputetët serbë.
“Nuk është e vërtetë”, ka qenë i shkurtër në përgjigjen e tij Arbër Vllahiu. Ndonëse për këto çështje, Gjuriq kishte deklaruar se këto tema si Ushtria dhe Trepça, tashmë as që po përmenden nga kryeministri i ri.
“Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri”, ka thënë Gjuriq.
Sidoqoftë, në ditën kur u votua për Qeverinë Haradinaj, deputetët e Listës Srpska vizituan Beogradin në mënyrë që të konsultoheshin me këta të fundit, nëse e kanë ose jo “bekimin” e tyre për ta votuar Haradinajn që të jetë mandatar i kreut të Ekzekutivit.
Por seanca për Haradinaj u vonua deri atëkohë kur Lista Serbe arriti në ambientin e Kuvendit për ta dhënë votën e tyre.
Ramush Haradinaj mori besimin e 61 deputetëve për të qenë Kryeministër i Kosovës me 21 Ministra./Express/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...