Lajme

U hodh nga Ura e Fshajt me 16 qershor, ende asnjë gjurmë për 59 vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 June 2023

Kërkimet për gjetjen e 59 vjecares e cila u hodh nga Ura e Fshajt në Lumin Drin i Bardhë ditë më parë janë duke vazhduar ende.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për rtv21 se kërkimet po bëhen nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Tani jemi në pritje të një rezultati nga Njësia për Kërkim Shpëtim të cilët edhe sot janë duke vazhduar me kërkime në afërsi të Urës së Fshajt. Ende nuk është gjetur viktima”, tha Elezaj.

-Advertisement-

Më 16 qershor gruaja nga Prizreni, me inicialet A.M, ishte hedhur nga ura e Fshajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera