U harrua Nora! Modelja superseksi zbulon sekretin me Robertin
Autori: Gazeta inFokus
18:24 | 31 March 2021
Edhe pse Roberti nuk e pranoi asnjëherë se kishte qenë në një lidhje me një modele që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vetë Xhesika Kadiu që e ka nxjerrë zbuluar atë, duke befasuar me deklaratën e saj në lidhje me Robert Berishën.
Çifti u përfol për një lidhje, por pavarësisht fotove që qarkulluan në portale të ndryshme, Berisha e mohoi një gjë të tillë.
Mirëpo, duket se mes tyre ka pasur vërtet diçka dhe këtë e konfirmoi me një deklaratë të gjatë në “Instagram” vetë modelja.
Ajo shkruan se është e vërtetë që ka qenë në një lidhje me Robert Berishën, e madje shton se shpreson që ata të kthehen sërish bashkë.
“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën.
Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur, thua se po bëjmë krim.
Personalisht, mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret.
Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret.
Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar.
Është diçka që nuk mund të ndalet.
Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdokush tjetër.
Ne kemi një jetë për të jetuar.
E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër.
Ndoshta jam gabim për këtë, por nuk më bëhet vonë.
Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona.
Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur.
Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me ke dhënë këtë vit që shkoi dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne.
Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës.
Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri.
Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty.
Të dua tani dhe përgjithmonë!”, shkruante ajo.
Të tjera
-
Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen pesë persona
Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e pesë personave për vepra të ndryshme p...
-
Zhvillimet e fundit – PDK i drejtohet popullit
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, shkruan Gazeta ...
-
Ndalohet personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opini...
-
Dogana ia konfiskon 30 mijë euro një qytetari që po vinte nga Maqedonia
Afro 30 mijë euro janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, para të cilat kanë qe...
-
Rëndohet gjendja në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19
Turqia raportoi shifër rekorde prej 59.187 rasteve të reja me Covid-19 në 24 ...
-
Gani Geci del sot para Gjykatës
Rigjykimi për rastin ku Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që ...
-
Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit
Anëtarja e kryesisë së LDK-së e ish-konsullja në New York e Kosovës, Teuta Sa...
-
BITCOIN-i, strategjia e vjedhjeve nëpër lokale të Kosovës!
Një grup i organizuar i hajnave është duke operuar nëpër qytete të ndryshme t...
-
Renditja e fundit/ Ky është shteti që ka pasaportën më të fuqishme në botë
Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë , kanë zbuluar renditjet e f...
-
Goditi me thikë një person në Zvicër, merret vendimi për kosovarin
Kosovari godet me thikë shoferin e motoçikletës pas një mosmarrëveshjeje para...
-
70 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë
Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 94 pacientë me Co...
-
Brukseli kërkon pasaportat e vaksinimit për Covid
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë ...