Lajme

U goditën nga orteku – Shpëtohen dy turistë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 22 January 2024

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një aksioni në Kukës të Shqipërisë, ku kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy turistë zviceranë, pasi ishin goditur nga orteku.

Në njoftim thuhet se lokalizimi i tyre është bërë pas 13 orëve, teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda”.

-Advertisement-

“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”.

“Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore”.

“Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera