Lajme

U godit në mesnatë, Erion Isai: Nervoziteti tregon panik, stafi im tregoi qytetari

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 14 May 2023

Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë.

Policia ka njoftuar përmes një reagimi zyrtar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam.

Ndërkaq ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe vet Isai i cili ka thënë se nervoziteti tregon panik, derisa stafi i tij ka treguar qytetari.

-Advertisement-

“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik . Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- tha Isai./Tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera