Lajme

U godit me veturë të hënën, vdes këmbësorja nga Istogu

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 13 July 2022

Një grua ka humbur jetën pasi që mbrëmjen e së hënës ishte goditur me veturë në Istog, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ajo ka ndërruar jetë të martën në shtëpinë e saj, pasi që ishte liruar nga trajtimi mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera