Lajme

U godit me veturë derisa ishte duke drejtuar biçikletën, vdes një person në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 04 August 2022

Një person ka humbur jetën të mërkurën në Mitrovicë pas një aksidenti që kishte ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, derisa ishte duke drejtuar biçikletën viktima është goditur me veturë që drejtohej nga një person.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendi të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Derisa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera