Lajme

U godit me traktor, vdes një person në Viti

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 20 October 2022

Një person nga Vitia ka ndërruar jetë pasi që është goditur me traktor nga një person tjetër, shkruan Gazet Infokus.

Siç njofton policia, viktima pasi që ishte dërguar për tretman ka vdekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:12 e ku thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

Ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera