Lajme

U godit me thikë nga bashkëshorti, ndërron jetë 38-vjeçarja

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 01 July 2023

38-vjeçarja, M.M i që rreth 1 muaj më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në QSUT. Prej datës 4 Qershor, kur u regjistrua ngjarja ajo ndodhej nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha, por për shkak të plagëve të shumta në trup, 38-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.

M.M u godit me thikë disa herë nga bashkëshorti i saj, Aleko i cili tashmë është arrestuar nga policia. Shkak i sulmit të paprecedentë u bë xhelozia. Motiv ky që u pohua dhe nga vetë autori në momentin e vetdorëzimit në polici, 2 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Mbrëmjen e 4 Qershorit, A.M  nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me thikë në trup. Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën.

-Advertisement-

Për fqinjët e familjes, A.M njihej si një person që konsumonte alkool dhe se shpesh herë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera