Lajme

U gjetën kufoma të kosovare në Rashkë, reagon ambasadori

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 17 November 2020

Pas gjetjes së kufomave të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë përgjatë luftës së vitit 1998-1999, në një minierë afër Rashkës së Serbisë, ka reaguar ambasadori kosovar në Turqi, Ilir Dugolli.

Dugolli ka thënë se nuk është habitur nga veprimet e pushtetit serb, që sipas tij, kanë qenë të orkestruar, duke iu referuar kufomave të gjetura.

“E planifikuar nga nivelet e larta të pushtetit në Serbi. Të ekzekutuar nga ushtria dhe policia e tyre. Nuk është çudi që askush nuk është mbajtur përgjegjës nga gjyqi serb”, ka deklaruar Dugolli.

-Advertisement-


Diplomati kosovar të gjitha këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke e shpërndarë një artikulltë ‘Balkan Insight’, i cili tregon për gjetjen e varrezave të fshehura masive nga pushteti Serb.

Ekspertët e forenzikës nga Kosova, njoftuan për mbetje njerëzore në minierën e hapur në Kizevak gjatë gërmimeve pranë qytetit serb të Rashkës të hënën.

Arsim Gerxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se hapat e ardhshëm përfshijnë “procedurat mjekësore ligjore, gërmimet e vlerësimit, zhvarrosjet e mbetjeve, pastaj identifikimin përmes ADN-së”.

Zyra e Prokurorit Serb tha se nuk ishte e mundur të thuhej se sa trupa janë varrosur në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera