Lajme

U gjenden narkotikë dhe armë, përfundojnë prapa grilave

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 31 October 2020

Dy të dyshuar nga Livoqi i Gjilanit kanë përfunduar në pranga pasi u është gjetur një sasi narkotikësh si marihuanë, fara për kultivimin e saj dhe një armë gjuetie, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur me anë te raportit 24 orësh të Policisë së Ksoovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: Një qese plasmani me substancë narkotike marihuanë me peshë 10.7 gr., dy qese me fara për kultivimin e kanabis -sativa me peshë 43.3 gr., një qese me fara me peshë 3.4 gr., tre grinder dhe një armë gjuetie dhe 6 fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera