Rozë

U fotografua me Daut Haradinajn, Gold AG tregon a është anëtarësuar në AAK

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 13 September 2019

Reperi Gold AG ka qenë temë e lajmeve të djeshme, kur në këtë kohë fushate ka dalë në një foto me Daut Haradinajn.

Gold AG ka treguar se ka shkuar në vizitë tek Daut Haradiaj, duke e përshkruar foton me: “Vizitë te gjenerali”.

Kështu, të gjithë filluar të jepnin komentet e tyre sa i përket anëtarësimit të reperit në AAK.

-Advertisement-

View this post on Instagram

Vizitë me @kristprenga te gjeneral @haradinaj.daut

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Ndërsa më pas ai e ka bërë edhe një postim me Haradinajn, duke shkruar se ata njihen tash e një kohë shumë të gjatë bashkë, në foton që shihet të jetë më e vjetër.

View this post on Instagram

Moti bashkë ? UÇK @haradinaj.daut

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Më pas, për t’u qartësuar, Goldi ka bërë edhe një shkrim të cilin e ka postuar në ‘storie’ të Instagram.

Goldi shkruan: ““Përkrahës i trimave gjithmonë, por në politikë asnjëherë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera