Lajme

U fjalosen, gruaja përfundon në spital e burri prapa grilave

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 22 March 2022

Një burrë nga Prishtina fillimisht është fjalosur me bashkëshorten e tij, kurse me pas e ka rrahur dhe bërë për spital, shkruan Gazeta inFokus.

Për lëndimet trupore që ia shkaktoi gruas, ky burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera