‘U faktorizuan në luftë’
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 08 July 2017
Profesori i shkencave politike, Arben Qirezi, thotë për “Zërin” se fakti që Haradinaj dhe Thaçi kanë qenë drejtues të lartë të UÇK-së ka ndikuar që të kenë përkrahje të qytetarëve për partitë që i kanë themeluar.
“Fakti që Thaçi, Veseli e Haradinaj kanë qenë drejtues të lartë të UÇK-së ka ndikuar që ata ta kenë mbështetjen e një shtrese të caktuar të qytetarëve për partitë e tyre”, ka thënë Qirezi.
Ai thotë se votat e qytetarëve, marrëveshjet politike, manovrimet paszgjedhore po u mundësojnë që të vijnë në krye të këtyre institucioneve, shkruan “Zeri.info”.
“Janë votat dhe kombinatorikat paszgjedhore, marrëveshjet politike ato që ua kanë mundësuar të treve të kenë pozita të larta shtetërore”, ka thënë tutje Qirezi.
Kurse profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Dashnim Ismajli, ka vlerësuar se janë pikërisht ndërkombëtarët ata që i faktorizuan ish-udhëheqësit e UÇK-së. Sipas Ismajlit, sfidimi i gjithë procesit shtetndërtues ka ndodhur si rezultat i funksioneve të fituara nga lufta edhe në kohën e post-konfliktit.
“Megjithatë unë mendoj se përgjegjësinë kryesore për faktorizimin e këtyre grupeve në kohën e paskonfliktit duhet ta mbajë bashkësia ndërkombëtare, për arsye se po ky komunitet ndërkombëtar ka pranuar, ka legjitimuar dhe ka faktorizuar grupacione të tilla që nuk mund të konsiderohen kredibile, si palë bashkëpunuese në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Ismajli.
Më tej ai ka theksuar se përkrahja që këta individë kanë gëzuar nga ndërkombëtarët i ka ndihmuar ata ta shtrijnë pushtetin në çdo sferë publike e private./Zeri/.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...