Sport

U eliminua nga Liga e Evropës, por Drita arkëtoi afro 1 milionë euro nga UEFA

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 24 September 2020

Skuadra e Dritës i ka dhënë fund aventurës në garat  evropiane, pasi është eliminuar nga Legia Varshava, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë pësuar humbje në udhëtim te skuadra polake me rezultat 2-0.

‘Bardheklatërit’ me pjesëmarrjen në garat evropiane i kanë mbushur arkat e klubit me mjete financiare nga UEFA.

-Advertisement-

Drita fillimisht ka fituar 230 mijë euro me pjesëmarrjen në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve.

Me eliminimin nga kjo garë dhe kalimin në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, kampionia e Kosovës arkëtoi edhe 260 mijë euro tjera.

Me fitoren ndaj Sileksit në Shkup, gjilanasit kaluan në rrethin e tretë kualifikues të garës së dytë me prestigjioze për klube, ku fituan edhe 280 mijë euro shtesë

Përveç mjeteve financiare nga UEFA, Drita ka arkëtuar edhe 30 mijë euro nga FFK-ja për shpalljen kampione.

Në total i bije që skuadra nga Gjilani ka fituar 800 mijë euro me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe shpalljen kampione e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera