Rozë

U eliminua nga Big Brother, reagon për herë të parë Mali

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 02 April 2026

Mali është banori i radhës që u eliminua nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 5”, por dalja e tij nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë nuk kaloi pa prekur ndjekësit.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, Mali falënderoi publikun për mbështetjen gjatë 103 ditëve të qëndrimit në spektakël, duke e cilësuar këtë përvojë si një nga më të rëndësishmet e jetës së tij:

“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar.”

-Advertisement-

Në një mesazh tjetër të shpërndarë online, theksohet:

“Mali fitoi Big Brotherin e tij, falë karakterit të fortë, dinjitetit dhe njerëzillëkut që tregoi në çdo moment. Ai fitoi zemrat e publikut me dashurinë dhe respektin që përcolli. Një fitore e merituar nga një njeri i vërtetë!”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy