Rozë

U dënua me 1 vit burg, ja çfarë pritet të ndodhë tani me Luiz Ejllin

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 10 October 2024

Ish-fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli, me profesion ish-noter, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg. Ashtu sikurse Iconstyle raportoi, Ejlli u dënua pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.

Por a do shkojë Luiz Ejlli në burg pas këtij vendimi?

Vendimi i dhënë nga gjykata mban datën 2 tetor, pra do të thotë se kanë kaluar 8 ditë nga vendimi dhe kemi parë në rrjetet sociale se Luiz Ejlli po shijon lirinë e tij. Kështu që përgjigja është jo, momentalisht këngëtari nuk do bëjë burg.

-Advertisement-

Kjo, pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier nuk është dënim i formës së prerë.

Ejlli do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Fierit. Do të jetë vendimi i Apelit, ai që përcakton nëse Luiz Ejlli do të qëndrojë në burg, apo do të ketë një dënim tjetër alternativ për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera