Fun & Video

U deklarua i humbur, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 30 September 2021

Një person i dehur në Turqi, pasi u deklarua i humbur nga familjarët, i’u bashkua kërkimeve për të gjetur veten.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku 50-vjeçari Beyhan Mutlu, që po kërkonte veten e kuptoi se ai ishte i zhdukuri vetëm kur dikush thërriti emrin e tij.

Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi, të cilit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.

-Advertisement-

Ndër të tjera thuhet se 50-vjeçari e takoi grupin e kërkimit, ndërsa ishte duke u endur në pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten e tij për orë të tëra.

Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: “Unë jam këtu”. Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera