Lajme

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës heq dorë nga pagesa e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 25 November 2020

Enes Muzaqi i zgjedhur para një jave si Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv  i  ndërmarrjes “Trepça Sh.A”, ka hequr dorë nga pagesa për shkak të situatës financiare në të cilën po kalon kjo ndërmarrje, raporton Gazeta inFokus.

Ai ka hequr dorë nga pagesa prej 350 eurosh e cila i takon në skuadrën e shpëtimit të minierës me flotacion “Trepça” Sh.A dhe minierës me flotacion në Kishnicë dhe Artanë.

Gazeta inFokus e ka siguruar dokumentin i cili tregon se kjo kërkesë e Mauzaqit është adresuar edhe zyrtarisht tek personi kompetent, konkretisht zyrtari kryesor financiar i Trepçës, Fahredin Berisha./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera