U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 29 November 2024
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ankuar se pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ nuk ua ka aprovuar kërkesat për ndarjet buxhetore për sistemin prokurorial në Kosovë.
Këtë ankesë, Kelmendi e ka bërë të premten kur ka marrë pjesë në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjatë fjalës së tij, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka përmendur sfidat e sistemit prokurorial, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ për të pasur një sistemin prokurorial funksional dhe efikas, me ç’rast ka theksuar se si pasojë e mosaprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, për shkak të numrit disproporcional të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit.
Sipas njoftimit, Kelmendi ka theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Republikën e Kosovës.
Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, është organizuar me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ku në ditën e dytë të kësaj gjykate kanë marrë pjesë gjyqtarë të fushës penale të gjykatave në Republikën e Kosovës.
Të tjera
-
Policia arreston të dyshuarin që kishte shtënë me ạrmë në një aheng gjatë gushtit
Policët e stacionit në Shtime pranuan një informatë se një person, më 15 ...
-
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJD ia kishte shkëputur kontratën
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të ta...
-
“Dashuri e vështirë” mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integri...
-
Moti në vikend me reshje të dendura të shiut dhe borës
Moti për vikend pritet të jetë me reshje të dendura të shiut dhe borës. Të...
-
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka dhënë donacion për Policinë ...
-
Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, për 80-vjetorin e çlirimit të vendit
Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çl...
-
Krasniqi me vizitë në Nepal, në kuadër të programit për auditim social
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar për ...
-
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur t’ia vazhdojë pa...
-
Ra 32 metra poshtë rrugës, kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit-Kaçanik
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
-
Haradinaj kujton ditën kur triumfoi në Hagë: “Drejtësia vonon, por nuk harron”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook ka shkruar se...
-
Kapen tre persona në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen për disa vepra
Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepr...
-
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshm...