U.D e Rektores Plakolli paralajmëron padi ndaj Hasanit: Doktoratura ime vepër e pastër intelektuale
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 25 October 2022
Akuzave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani se doktorata e u.d. të rektores Luljeta Plakolli – Kasumi është “zhgl dhe plagjiat”, i është përgjigjur vetë ajo. Me anë të një reagimi në profilin e saj në Facebook, Pakolli-Kasumi thotë se disertacioni i doktoratës së saj është vepër e “pastër intelekutuale” e saj.
Teksa, profesori universitar Enver Hasani në emisionin “Pressing” në T7 e akuzoi Luljeta Plakollin për “nivel të ulët dhe plagjiat” në punimin e saj për doktoraturë, ajo thotë se i qëndron prapa çdo shkronje që ka shkruar në punimin e doktoratës.
Tutje, Plakolli-Kasumi thekson se bashkë me avokatin e saj është në diskutime për të shikuar mundësitë e saj ligjore të mbrojtjes së dinjitetit profesional dhe njerëzor.
Ajo është shprehur e gatshme që të përballet me çfarëdo vlerësimi mbi punimin e saj të doktoratës.
Reagimi i saj i plotë:
Mbrëmë Enver Hasani në emisionin Pressing, në mes tjerash, ka deklaruar se tema ime e disertacionit është plagjiaturë.
Më lejoni të theksoj me gjithë përgjegjësinë time morale, akademike dhe njerëzore që disertacioni im i doktoraturës është vepër e pastër intelektuale e imja; atë e kam produkt të punës sime shumë-vjeçare. I qëndroj mbrapa çdo shkronje që kam shkruar dhe jam e gatshme të përballem me çfarëdo vlerësimi mbi të.
Për ta orientuar drejt debatin, jam në përgatitje e sipër të një shkrese për Këshillin e Etikës që të themelojë një komision profesional me profesorë eminent për të vlerësuar kualitetin dhe qëndrueshmërinë e tezave të disertacionit tim të doktoraturës. Pres që një komision i tillë shumë shpejtë të themelohet dhe ta kryejë këtë detyrë.
Në ndërkohë, ne me avokatin tim jemi në diskutime për mundësitë e mia ligjore të mbrojtjes së dinjitetit tim profesional dhe njerëzor.
Sipas Hasanit, tema e doktoratës së Plakollit nuk është “as punim seminarik”.
“Për fat të keq, kam qenë kryetar i komisionit të saj për doktoratë para një viti e gjysmë. Mas tri katër herë, se u lodha, se problem është 3-4 me kontrollu një doktoratë dhe mos me t’i marrë parasysh. Një herë e dy me kolegë, dikur u dorëzova dhe me kërkesën dhe lutjen e dekanit ne e lëshuam me kërkesën që në dosje me pasë një temë tjetër sipas vërejtjeve… Bile unë i thashë ky as punim seminarik nuk është, jo për doktoraturë… Tmerr. Unë jam në universitet prej 87-s, kam pasë rast me ndihmu dhe monitoru në çdo nivel. Pas kërkesës së dekanit, kam besu që do të bëhet një frymë më ndryshe, po kjo ndërhyrje ishte shqetësimi im i parë. E dyta para 3-4 muajsh thanë është duke u bërë një reformë. Disa kolegë më thirrin, më thojnë po don me ma hjek lëndën dhe unë i thashë që kjo është logjikë e rrugës. Kjo më coi mu me këqyrë profilin psikologjik… E këqyra doktoratën e tij për përgjegjësinë penale. Përmbi 50 për qind është plagjiat brutal, e disa autorëve shqiptarë”, tha ai në Pressing të T7.
Të tjera
-
Molliqaj kritikon Kurtin: Skenderaji 8.5% buxhet vetanak, Podujeva vetëm 6% – pse nuk flet për komunat ‘e tij’?
Në një seri takimesh me qytetarët e komunave Skenderaj, Drenas dhe Suharekë, ...
-
ShBA-ja ndalon përkohësisht financimin për Gjykatën Speciale në Hagë – cilat janë pasojat?
Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida ...
-
Ministria e Shëndetësisë lanson nesër Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2025-2030
Qeveria e Kosovës kishte miratuar Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025...
-
Musliu ndan pamje të tubimit në Klinë, i falënderon pjesëmarrësit
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Jeta Rafuna pas tubimit të LDK-së në Mramor: U dëshmua më së miri rikthimi i LDK-së
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Ra...
-
Rrezarta Krasniqi: LDK do të përkrahë bizneset për zhvillim dhe punësim
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...
-
Dervishaj viziton bizneset në Skenderaj: Meritojnë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza para studentëve: Unë besoj te potenciali juaj, 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me stu...
-
Rrëzohet apelimi i Isni Kilajt lidhur me vendimin për paraburgimin e tij
Apeli i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim që...
-
Burg i përjetshëm për vrạsjen e Enver Hadrit në Bruksel
Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me bur...
-
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për p...
-
Fjalimet e fuqishme të Besnik Tahirit në KE: Ne jemi pjesë e Evropës dhe së bashku luftojmë propagandën ruse dhe serbe
Për tre vite me radhë në këtë legjislaturë, deputeti dhe kandidati për depute...