Lajme

“U çmallëm për pak orë dhe u gëzova shumë kur i pashë plot shpresë” – Bedri Hamza emocional pasi vizitës që u bëri ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 23 July 2024

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza në profilin e tij në Facebook ka shkruajtur se katërshja e UÇK-së është plot shpresë që e vërteta e luftës së UÇK-së, do të konfirmohet në fund të këtij procesi të stërzgjatur gjyqësor.

“Njëkohësisht, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe të vërtetën e luftës së popullit tonë. Rikthimi i tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre, është akti më i drejtë juridik, politik e moral, i cili padrejtësisht po zvarritet”, ka shkruajtur Hamza. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera