Lajme

U burgos dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri rrëmben fitoren në bashkinë Himarë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 15 May 2023

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë kandidatit të PS Jorgo Goro.

Beleri e ka përmbysur rezultatin në kutitë e fundit duke i rrëmbyer fitoren kundërshtarit. Ndërkohë që numërohej kutia e fundit mbështetësit e kandidatit Beleri, janë afruar pranë qendrës së numërimit të votave duke brohoritur për fitoren.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve në Shqipëri për akuzën e shit-blerjes së votave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera