Lajme

U betua si ambasador i ShBA-së, kur pritet të vijë Jeffrey Hovenier në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 30 December 2021

Ambasadori i ri i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, pritet të arrijë në Prishtinë gjatë muajit të ardhshëm. Një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Gazetës Express se ambasadori Hovenier planifikon t’i prezantojë kredencialet e tij në janar të 2022-ës.

“Ambasadori i emëruar Hovenier planifikon të arrijë në Prishtinë dhe t’i prezantojë kredencialet e tij muajin e ardhshëm, në janar të vitit 2022”, tha ky zëdhënës.

Ambasadori Jeffrey Hovenier është betuar të martën para Nënsekretares amerikane të shtetit për çështje politike Victoria Nuland si ambasador i ri në Kosovë.

-Advertisement-

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e betimit të ambasadorit Hovenier.

Në seancën dëgjimore më 5 tetor të këtij viti, ambasadori Jeffrey Hovenier para Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikanka thënë se prioritet i tij dhe pjesë e diplomacisë amerikane do të jetë inkurajimi i pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë atë.

Ai ka thënë poashtu se prioritet i tij do të jetë përkrahja për Kosovën si shtet sovran, si dhe përkrahjen për dialogun i cili duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke.

Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

“Jeffrey M. Hovenier nga Uashingtoni, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Kategoria e Ministrit-Konsulentit, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Votimi i nominimit është vendosur në Kalendarin Ekzekutiv të Senatit më 19 tetor 2021. Nominimi është pranuar nga Presidenti më 13 korrik2021″, thuhet në njoftimin e Senatit.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndëjë, ambasadorin e deritanishëm, Philip Kosnett.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera