Lajme

“U befasova, ajo kurrë nuk mungonte e telefonova se hapte” – drejtori i shkollës “Dardania” flet për mësuesen e vrarë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 25 November 2022

Mësimdhënësia e shkollës fillore “Dardania”, Sadije Miftari-Godeni , po dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti Izet Godeni, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Për të ndjerën për Insajderin ka folur drejtori i shkollës, Isak Bregaj, ai është shprehur i tronditur me rastin teksa ka theksuar se mësuesja Sadije asnjëherë nuk ka munguar.

Vrasja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje tjera

-Advertisement-

“Jemi shumë të tronditur, në mëngjes nuk ka ardhur në shkollë, edhe jam befasu sepse ajo çdo herë kur mungon dikush më raporton dhe kolegëve ju thashë a mos po e dini Sadija mungon, arsimtarja ska lajmëru, më thanë nuk e dimë. Tentova me thirrë në telefon nuk e hapke telefonin, biseduam me kolegë prapë, lidhje pas lidhje e mësuam se e ndjera ka ndërruar jetë”, tha Bregaj për Insajderin.

Bregaj shtoi se ajo ka qenë shumë e dashur për nxënësit, e mësimdhënëse e zonja.

Madje ai shtoi se këtë të dielën kishin për të udhëtuar si kolektiv për festë të 28 nëntorit në Shqipëri.

“Ka qenë një mësuese në moshë por e ka përdor një metodologji për procesin e mbajtjes së orëve pedagogjike me projektor ka qenë e përgatitur profesionalisht, komunikatave e dashur për nxënës. Dje bile në zyre e kam pyet, për disa nota që vendosen në dy periudha, i sqarova. Nuk kemi vërejtur asnjë dukuri negative tek ajo. Bile ka qenë duke e përgatit një program, në një takim që do të shkojmë të dielën për festë në Shqipëri por që fatkeqësisht ajo nuk do të jetë me neve më”, deklaroi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera