Fokus

U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 23 November 2024

Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me Meme Smajlin ka rrëfyer se si profesionin e saj e ka bërë viral edhe në rrjetin social Tik Tok, shkruan Gazeta Infokus.

Ibrahimi-Hoti, gjatë bisedës në emision, ka treguar se si ajo gjatë rrugëtimit të saj por dhe vajzat e tjera në hapat e tyre të para të karrierës ndihen të ngacmuara.

“Njërëzit tentojnë që me i nguc disa vajza që janë më të ndjeshme që janë në fillimet e profesionit të tyre se mendojnë që i manipulojnë edhe tentojnë të fitojnë avantazh prej vajzave që janë në fillim të karrierës së vet që janë më të ndieshme edhe që janë prej zonave ma të izolume, prej ndonjë qyteti më të vogël, edhe normal që e ka më problem, se mendojnë që nuk kanë askënd nuk njohin askënd edhe fitojnë avantazh”, ka deklaruar kontabilistja në emisionin, që është prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ajo ka thënë se vajzat dhe gratë që ndihet të ngacmuara gjatë fillimit të tyre në karrierë duhet të e flasin dhe të vazhdojnë rrugën drejt suksesit.

Ajo poashtu ndër të tjerash ka rrëfyer edhe se ka pasur edhe persona të tillë që i thanë se ka arritur një sukses në profesionin e saj vetëm pse është grua.

Për më shumë ndiqni rrëfimin e saj në emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera