Fun & Video

U bë milionere pasi fitoi në lotari, britanikja 23-vjeçe i ofron 70 mijë euro në vit të dashurit të ri – nëse i qëndron besnik

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 14 November 2018

Jane Park nga Britania e Madhe, e cila është bërë milionere pasi fitoi në lotari, planifikon të shpallë njoftim për gjetjen e një të dashuri.

23-vjeçarja ka bërë të ditur se do të paguajë 70 mijë euro në vit djaloshin e jetës së saj.

Ajo erdhi deri te kjo ide pas disa marrëdhënieve të pasuksesshme me të dashurit e saj të tjerë.

-Advertisement-

Sipas saj, i dashuri i ri duhet të jetë besnik për të marr shumën e merituar të parave, pasi ajo nuk e ka kuptuar ende se cilat janë motivet e njerëzve që hyjnë në lidhje me të.

Jane Park është e pafat në dashuri qëkur fitoi lotarinë kur ishte vetëm 17-vjeç. Vitin e kaluar, ajo pranoi se paratë e saj nuk i sollën lumturi dhe madje kishte planifikuar të padisë Euromillions dhe t’i ndalojë ata që të lejojnë të miturit të marrin pjesë në lojërat e tyre. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera