Lajme

U arrestua për grabitjen e një banke, gjatë hetimeve zbulohet se kosovari kishte grabitur edhe dy banka tjera

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 25 September 2020

Kosovari asokohe 36-vjeçar qe arrestuar pas një grabitje në një degë bankare në Adlisëil pasi kishte arritur të arratisej për një kohë të shkurtër

Policia e kantonit të Cyrihut pati arrestuar autorin e krimit pas një grabitjeje të bërë në një bankë në Adlisëil në nëntor të vitit 2019.

Ndërkohë, gjatë hetimeve policia dhe prokuroria publike e qarkut Limmattal / Albis, kanë siguruar prova për autorësinë e tij edhe në dy grabitje tjera të bankave, të gjitha të kryera në kantonin e Cyrihut.

-Advertisement-

Më 6 nëntor 2019, kosovari asokohe 36-vjeçar qe arrestuar pas një grabitje në një degë bankare në Adlisëil pasi kishte arritur të arratisej për një kohë të shkurtër.

Policia e kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të qarkut Limmattal / Albis, arriti të dëshmojë edhe grabitje të tjera.

Konkretisht, personi tani 37 vjeçar që jeton në rrethin e Horgenit do të përgjigjet për grabitje në degët e bankave më 29 maj 2019 në Horgen dhe më 4 qershor 2019 në Affoltern am Albis, përcjell albinfo.ch. Këto, krahas grabitjes në Adlisëil, pas të cilës ishte kapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera