Rozë

U arrestua pasi u kap me armë në doganë, zbulohet çka tha Fjolla Morina në Polici

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 20 September 2020

shtë zbuluar dëshmia e Fjolla Morinës pasi u kap me armë në doganë.

Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj, në dëshminë e dhënë në policinë e Kukësit.

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte kishte vendosur kohë më parë në çantë. Ajo madje theksoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë.

-Advertisement-

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja.

Ndaj këngëtares rëndon akzua e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim./ln/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera