Lajme

U arrestua nën dyshimin për dhunim, Prokuroria e Prizrenit pritet të kërkoj paraburgim për të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 20 March 2023

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin e ka kryer veprën penale “dhunim”.

Policia në raportin 24 orësh njoftoi se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prizren për të mësuar më shumë detaje.

-Advertisement-

Nga kjo prokurori përmes një përgjigje me shkrim kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit pritet të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“Referuar pyetjeve tuaja, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) . Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Prokuroria më tej ka shtuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera