Lajme

U arrestua nën dyshimet për marrje ryshfeti, Prokuroria kërkon paraburgim për ortopedin Sami Delija

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 05 September 2023

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj ortopedit Sami Delija, i cili u arrestua dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se Delija po dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Lidhur me këtë çështje penale, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj S.D., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

-Advertisement-

Tek i dyshuari sipas policisë janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pas arrestimit të mjekut kanë reaguar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre pas marrjes së lajmit. Tutje në reagim është bërë e ditur se drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.  Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera