Lajme

U arrestua në Tiranë me urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës, lihet në burg, ish-anëtari i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 17 August 2023

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK0së, Dritan Goxhaj.

Ky i fundit ka pretenduar para Gjykatës se ka mbrojtur vendin e tij Kosovën “me zemër dhe me penë.”

“Nuk kam kryer asnjë shkelje ligji, por po më ekstradoni që t’i bëni qejfin Serbisë”, raportohet të ketë thënë ai para trupës gjykuese.

-Advertisement-

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i tij duke pretenduar se arrestimi i Goxhajt është tërësisht politik.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Hagës ka kërkuar ekstradimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi ky i fundit akuzohet se ka kërcënuar dëshmitarët e luftës së Kosovës që të mos flasin për gjyqin që po bëhet në Hagë.

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv/shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë. Më pas edhe djali i tij iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare. Ai ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me Komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri./Albeu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera