Lajme

U arrestua me urdhër të SPAK, “Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie”, akuzat ndaj Ilir Metës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 21 October 2024

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në kryeqytet.

Sipas Top Channel  Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së.

-Advertisement-

Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.

“Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie”, janë disa nga akuzat ndaj Ilir Metës sipas Top Channel, transmeton Gazeta Infokus.

Arrestohet ish-presidenti Ilir Meta

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera