Lajme

U akuzua se po iu bën presion votuesve, por ja çfarë thotë Mergim Lushtaku

Autori: H. Smajli 15:36 | 17 October 2021

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Mergim Lushtaku u akuzua nga Lista e Bekim Jasharit, kandidatit për kryetar të Skenderajt, se po iu bën presion qytetarëve para qendrave të votimit.

Në një deklaratë për Gazetën Infokus, Lushtaku ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, derisa e ka quajtur shpifje dhe ka akuzuar të njëjtit, pra Listën e Jasharit, se kanë sulmuar fizikisht një votues.

Kjo sipas deputetit është edhe arsyeja pse ai ka shkuar në vendin e ngjarjes prej ku edhe u publikuan fotografi.

-Advertisement-

“Kjo është vetëm një shpifje e ulët e tyre dhe sigurisht që shumë shpejt do të dalë me një deklaratë për media në këtë drejtim, por e vërteta qëndron se është sulmuar një qytetar për të iu imponuar vota prej listës së Bekim Jasharit dhe një kandidatit për asamble për Vetëvendosjen. Unë menjëherë e kam lajmëruar policinë e Kosovës dhe u nisa për në vendin e ngjarjes ku pastaj derisa kanë ardhur policia unë isha aty që me i siguru votuesit që pavarësisht bindjeve me qenë të qetë dhe ata të njëjtit persona kanë ardhur edhe në drejtim timin dhe janë munduar që të fjalosen edhe me mua dhe i kam treguar se kam lajmëruar policinë”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, deri te sulmi ka ardhur pasi qytetari nuk i dëgjoj ata se për kë të votonte e ka shtuar se ka lajmëruar edhe policinë e Kosovës të cilët sipas tij po merren me rastin.

“Ata kanë qenë të listës së Bekim Jasharit dhe VV-së sepse janë bashkë dhe kanë një kandidat të tyre nga Vetëvendosja dhe e kishin sulmuar një qytetar të pafajshëm fizikisht vetëm që nuk i janë bindur që të votojnë për kandidatët e tyre. Në momentin që ka ardhur policia i kam falënderuar dhe kam kërkuar që nëse ka mundësi nga ta që të rrijnë në vendin e ngjarjes në mënyrë që të sigurojnë procesin e votimit”, ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër në një status në Facebook në faqen e listës së Bekim Jasharit kanë thënë se Mergim Lushtaku e Jetullah Geci po iu bëjnë presion votuesve ku kanë publikuar edhe disa fotografi./Gazeta Infokus/

Lista e Bekim Jasharit akuzon Mergim Lushtakun e Jetullah Gecin se po iu bëjnë presion votuesve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera