Lifestyle

U akuzua se i mbante punojësit të flenë në selinë e Twitter, Elon Musk hedh poshtë akuzat

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 08 December 2022

Elon Musk ka kritikuar kryebashkiakun e San Franciskos, London Breed mbi një investigim për zyrat e kthyera në dhoma gjumi në selinë e Twitter, për punojësit e lodhur.

Departamenti i Inspektimeve të Ndërtimit të qytetit po heton shkeljet e mundshme të kodit të ndërtimit, thonë raportet lokale.

“Duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç synohet”, tha një zyrtar i Departamentit.

-Advertisement-

Në një postim të fshirë në Twitter, Musk postoi se do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohej situata, ndërsa muajin e kaluar i kërkoi stafit që të punonin me orë të gjata pune, ndryshe do të largoheshin.

Forbes ishte i pari që e vuri në dukje pasi një punojës postoi në Twitter një foto teksa po flinte në dyshemenë e një nga zyrave.

Një foto e shpërndarë tregonte qilima portokalli të ndezur, një komodinë prej druri ,një krevat dhe dy kolltuqe zyre, thuhet në deklaratë.

Dhomat e gjumit, raportoi Bloomberg , thuhet gjithashtu se strehojnë staf nga Tesla dhe biznese të tjera në pronësi të Musk, të sjellë për të punuar në Twitter, thanë burimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera