U akuzua nga Beogradi që përmendi emrat e organizatorëve të dhunës në Veri, Kurti: I pamë të gjithë në fotografi
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 03 June 2023
Kryeministri Albin Kurti sot gjatë qëndrimit në komunën e Dragashit, duke lavdëruar bashkëjetesën etnike atje, foli edhe për emrat e serbëve që përmendi në Kuvendin e Kosovës, për të cilët tha se qëndrojnë prapa dhunës në protestat në Veri.
Pas akuzave nga Beogradi se ka targetuar emra të përveçëm, Kurti tha se ata që ushtruan dhunë dhe që i organizuan ato u panë në pamjet nga protestat.
“Ndërsa, sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet. Pra, është sundimi i ligjit, janë proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka. Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”.
Ai tha se Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. Pastaj, thotë Kurti, e kanë pasur me gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe “për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”.
Kurti tha se për bashkëjetesën në Dragash duhet falënderuar qytetarët dhe partive politike që bashkëpunojnë për të arritur këtë. “Për bashkëjetesën këtu duhet t’i falënderohemi qytetarëve, duhet t’i falënderohemi edhe kryetarit dhe duhet t’i falënderohemi të gjitha partive politike të cilët bashkëpunojnë dhe në këtë mënyrë mundësojnë jetën e mirë. Dragashi ka nevojë për më shumë investime dhe prandaj ne po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë infrastrukturë. Do ta përfundojmë edhe rrugën e cila e lidh Restelicën me kufirin me Maqedoninë e Veriut, me komunat e Mavrovës dhe të Gostivarit atje”.
Kryeministri gjithashtu lavdëroi edhe ministrin e tij nga komuniteti serb.
“Ndërkaq, sot paradite me ministrin tim, Nenad Rashiq, kam qenë bashkë në Ferizaj, ja kemi ndërtuar shtëpinë një familje gorane me prejardhje nga Dragashi e cila i ka 11 anëtarë. Familje e varfër që tash po bëhet me shtëpi. Tash, dikur ka qenë ministër i imi z.Rakiq, tash e kam ministër Nenad Rashiqin. Nenad Rashiqi, është pakrahasimisht më i mirë, më punëtorë dhe gjithashtu po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë, në vendin tonë”.
Kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar sot segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe kanë takuar po ashtu kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.
Aliu tregoi se kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 EUR.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...