Sport

U-21: Kosova – Turqia, mbyllet pjesa e parë me avantazhin e “Dardanëve të rinj”

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 11 June 2019

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës U-21 dhe Turqisë U-21, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2021. “Dardanët” e rinj po avancojnë 1:0 pas 45 minutave të parë

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me Turqinë U-21 me avantazh prej 1:0.

“Dardanët e rinj” bënë paraqitje mjaft të mirë në 45 minutat e parë dhe rastet e krijuara iu shpaguan pasi e shënuan golin e epërsisë në minutat shtesë.

-Advertisement-

Arbenit Xhemajli shënoi nga afërsia për ta kaluar ekipin e Rafet Prekazit në epërsi, ndërsa ekipi kosovar u tregua mjaft i rrezikshëm gjatë lojës përmes Lirim Kastrati.

Ndërkohë, portieri i Kosovës, U-21, Florjan Smakiqi bëri pritje bravoroze gjatë pjesës së parë.

Duhet cekur se turqit kanë mbetur me një lojtar më pak pasi Sinik u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të pjesës së parë.

Kosova e kishte mundur Andorrën 4:0 ditë më parë dhe me një fitore eventuale ndaj Turqisë mund ta marrë primatin në grup.

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Kosovës U-21 dhe Turqisë U-21, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera