Sport

Tyson Fury mposht Otto Wallin vetëm pas 12 raundeve, në një duel ku dy boksierët u përgjakën

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 15 September 2019

Tyson Fury ka marrë një fitore të radhës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Boksieri britanik është përballur në Las Vegas me suedezin Otto Wallin, ku e ka mposhtur vetëm pas 12 raundesh.

Edhe pse pritej të ishte një duel më i lehtë për Fury, kundërshtari i tij u tregua i fortë dhe arriti të qëndrojë për 12 raunde.

-Advertisement-

Në fund britaniku Fury fitoi vetëm falë jurisë e cila i dha pikët atij 116:112, 117:111 dhe 118:110.

Ishte një duel spektakolar nga dy boksierët që në asnjë moment nuk u ndalën duke sulmuar njëri tjetrin.

Kjo fitore i jep rast britanikut që të ndeshet për titullin e kampionit të botës për peshat e rënda ndaj Deontay Wilder.

Është raportuar se Fury dhe Wilder kanë arritur një marrëveshje për tu ndeshur përsëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera