Lajme

Twitteri i parlajmëron përdoruesit e vet, këtë lajm nga Vuçiqi s’duhet ta marrin seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 21 August 2022

Rrjeti i njohur social, Twitter kujdeset që t’i mbrojë përdoruesit e vetë nga lajmet e rreme dhe propagandat e ndryshme.

Në këtë rrjetë kanë rënë një grumbull mediash të Beogradit, të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Kështu, mbi një lajm të mediumit serb, B92, Twitteri paralajmëron se ata janë të lidhur me shtetin serb.

-Advertisement-

“Qëndroni të informuar. Ky tweet lidhet me një faqe interneti mediatike të lidhur me shtetin serb”, paralajmëron Twitteri. Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Vuçiqit se një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Vuçiqi tha se detyra e tyre ishte ta vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe t’i rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera