Lajme

Tuzi, me shumicë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 March 2019

Qyteti Tuz në Malin e zi, që tashmë pretendohet të qeverisët me shumicë shqiptare, është qytet që daton nga shekulli i 13’të, shkruan inFokus.

Shqiptarët e Tuzit përbëhet prej fiseve të Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë.

“Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë”, thuhet në faqen zyrtare të ëilkipedias.

-Advertisement-

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, në këtë vendbanim kanë jetuar 4748 banorë.

Struktura nacionale e popullsisë së Tuzit është: 2.383 Shqiptarë, 932 Boshnjakë, 554 Myslimanë, 454 Malazezë, 111 Romë, 13 Serbë, 172 të tjerë, 122 të paidentifikuar, 7 sipas përkatësisë rajonale, gjithsej 4.748.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera