Lajme

Tusk i deklaron luftë populistëve dhe autokratëve

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 20 November 2019

Presidenti i Këshillit Europium, Donald Tusk, sot në Zagreb nisi një fushatë sulmi kundër autokratëve dhe populistëve, ku po përgatitet të marrë drejtimin e të djathtës evropiane.

Ish-kryeministri polak është kandidati i vetëm për kryesimin e PPE-së, partia më e madhe në Parlamentin Evropian, edhe pse zgjedhjet e fundit të majit treguan rënie të dy partive kryesore tradicionale, PPE-së dhe Socialdemokratëve, kundrejt Liberalëve, të Gjelbërve ose të së djathtës ekstreme dhe populistëve.

“Në asnjë rrethanë nuk mund ta braktisim sferën e sigurisë dhe rendit në duart e politikanëve populistë, manipuluesve dhe autokratëve, të cilët i bëjnë njerëzit të besojnë se liria nuk ka lidhje me sigurinë”, theksoi Tusk.

-Advertisement-

“Le të mblidhemi së bashku në këtë fushëbetejë politike shumë të rëndësishme, nga njëra anë partitë populiste të papërgjegjshme dhe nga ana tjetër, partia jonë e popullaritetit të përgjegjshëm”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera