Lajme

Turqia vazhdon t’i arrestojë gjermanët

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 11 September 2017

Edhe një çift tjetër gjerman besohet se është arrestuar në Turqi gjatë kësaj fundjave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Schaefer, ka thënë se njëri është duke u mbajtur në paraburgim, ndërsa tjetrit i është ndaluar ta lërë Turqinë, transmeton Express.

Ai ka theksuar sot në një konferencë për media se Gjermania nuk ka informata zyrtare për arrestimet e së dielës në Stamboll, por shtoi se natyra e rastësishme e arrestimeve të vazhdueshme nga Ankaraja është shkas për shqetësim maksimal.

-Advertisement-

“Vazhdon ankthi me të cilin po përballen shumë qytetarë gjermanë, të cilët nuk kanë dashur asgjë tjetër përveç t’i kalojnë pushimet në Turqi. Mund të besosh se nuk je në rrezik në Turqi, por papritmas e sheh veten në burg”, ka thënë ai. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera