Lajme

Turqia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në institucionet dhe mekanizmat e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 14 October 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, me homologun e tij nga Turqia, Suleyman Soylu, me të cilin ka diskutuar për menaxhimin e situatës me pandemisë COVID-19 dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.

Gjatë bisedës, ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndër-shtetëror sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë. Po ashtu u diskutua edhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.

Ministri Soylu shprehu gatishmërinë e Turqisë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën për anëtarësimin në institucionet dhe mekanizmat e sigurisë.

-Advertisement-

Me këtë rast të dy ministrat u pajtuan që të takohen në një të ardhme të afërt për intensifikim të bashkëpunimit mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera