Lajme

Turqia: Nuk ka armëpushim ne Siri, vetëm një pauzë 120 orëshe

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 17 October 2019

Sipas Turqisë, i ashtuquajturi armëpushim i Presidentit Donald Trump në Siri, nuk është në të vërtetë një armëpushim.

Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu deklaroi: “Ne do të pezullojmë operacionin Pranvera e Paqes për 120 orë për t’u tërhequr grupet kurde PKK / YPG. Kjo nuk është armëpushim”.

Sipas zëvendëspresidentitamerikan Mike Pence, armëpushimi do të zhvillohet për vetëm pesë ditë. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë pasi të kalojnë ato pesë ditë.

-Advertisement-

Matt Hoye i CNN vuri në dukje se komentet e ministrit të Jashtëm turk erdhën rreth e rrotull në të njëjtën kohë kur Trump po vlerësonte marrëveshjen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera